Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025, në orën 11:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Përfaqësuesit e 8 ekipeve të kualifikuara, mes të cilëve Laçi, Bylis, Skënderbeu dhe Partizani, do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Shorti do të jetë i hapur për mediat dhe do të përcaktojë çiftet çerekfinaliste.