-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Siguria e naftës/ Bozdo: Shqipëria zotëron vetëm fjalë!

Kryesoret

Deputeti i PD, Eno Bozdo ka folur në Kuvend sërish për çështjen e rezervave të naftës në Shqipëri, duke i kërkuar shpjegime ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ene Karakaçit, lidhur me këtë çështje.

Fjala e Bozdo

Shqipëria zotëron vetëm fjalë për sa i përket sigurisë për naftën. Kjo nuk është retorikë politike, por vetëm fakte. Ne kemi nuk kemi rezervë të hidrokarbureve të barabartë me vendet e rajonit. Ministër na shpjegoni pse ndodhemi në këtë gjendje sot. Ka një projektligj që ka 6 vite në sirtaret e qeverisë dhe sot që vjen kriza nuk e menaxhoni dot. E dyta me çfarë do ta financoni Autoritetin e Rezervës së Sigurisë? E treta dhe e fundit, ju keni detyrimin që të keni 90 ditë rezervë sigurie, sot keni zero. Kush e ka përgjegjësinë këtu? A keni bërë ndonjë raport apo arsyetim pse nuk keni rezervë, pse qëndroni me duart lart me shpresë te Zoti?

Ndërkohë në replikën e tij me Bozdon, ministri Karakaçi shprehet se pavarësisht luftës në Lindjen e mesme Shqipëria nuk ka rrezik për tu furnizuar me karburante dhe se nuk ka pasur mungesa në furnizimin e hidrokarbureve në treg.

Më tej ministri thekson se për të siguruar furnizimin me karburant në vend, autoritetet kanë vendosur në monitorim më të shpeshtë rezervat hidrokarbure që duhet të mbajnë kompanitë e tregtimit me shumicë e pakicë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit