Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një njoftim lidhur me shembjen e një pjese të digës së hidrocentralit në Bunec, Himarë, që ka ndodhur rreth orës 12:26 të ditës së sotme.
Diga, e ndërtuar në vitin 2010, kishte rreth 15.000 metra kub ujë në momentin e shembjes, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Si pasojë, ka pasur prezencë uji dhe balte në 12 biznese dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë për dy familje.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.
Nuk ka probleme në njerëz.
Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.