-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u vra vëllai i Çelës? Dumani: Arma që më dha Talo s’më shkrepi, timen s’doja ta bëja pis

Kryesoret

Nuredin Dumani vazhdon që të tronditë me dëshmitë për vrasjet e bujshme në Elbasan dhe jo vetëm. Ditën e sotme ka vijuar dëshminë në gjykatën e Posaçme.

Fokusi ishte tek ekzekutimi i Bujar Çelës, vëllait të ish-mikut e ish-bashkëpunëtorit të tij Talo Çela. Dumani dëshmoi se diçka nuk shkoi me armën e tij dhe nuk qëlloi.

“Kisha dy armë. Njërën e kisha për ta përdorur në vrasjen e Bujar Çelës, tjetrën e mbaja si zakonisht për vetëmbrojtje dhe nuk e përdorja në ngjarje.

Tentova ta qëlloj Bujarin, por arma nuk më shkrepi. I thashë Besmir Xhixhës të qëllonte se nuk po më shkrepte. Nuk e përdora armën e dytë, sepse nuk doja ta bëja pis” tha ai.

Bujar Çela u vra më 17 shtator të vitit 2020, ndërsa i penduari tregon se shkak ishte bërë vrasja e mikut të tij Klevis Kapllani, për të cilën dyshohej se ishte kryer nga Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit