13-vjeçarja shqiptare, Jennifer (Xheni) Alcani, ka ndërruar jetë pas 6 ditësh në koma, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në Itali.
Ajo ishte në një automjet BMW, që drejtohej nga një shok 22-vjeçar, kur ndodhi përplasja, e cila ka rezultuar fatale. Hetimet tregojnë se makina po ecur me shpejtësi tej normave.
Xheni do të kishte festuar 14-vjetorin në prill. Ceremonia mortore do të mbahet më 18 janar.