-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Goxhaj: Idiotët e dobishëm që aspiratat i marrin për strategji

Kryesoret

Këtë e tregon deklarata e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Llojd Austin e dhënë më datë 9 janar të këtij viti në përfundim të mbledhjes së 25 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në bazën ushtaroko-ajrore në Ramstain të Gjermanisë në të cilën tha “Ndihma e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e 50 vendeve që po i japin Ukrianës, ka ndihmuar që lufta e Ukrianës të kthehet në një nga historitë e mëdha të suksesit ushtarak të kohës. E gjithë kjo e pozicionon Ukrainën për të mposhtur agresionin rus sot dhe për të penguar agresionin rus nesër”.

Nga gjithë kjo deklaratë vetëm një gjë është e vërtetë, se vërtet që kjo luftë – është kthyer në një nga historitë më të mëdha të suksesit ushtarak të kohës moderne – por kjo jo për Ukrainën, perëndimin e NATON, por për Rusinë.

Bazuar në këtë deklaratë të Sekretarit të Mbrojtjes duket qartë që ky perëndimi ushtarak dhe politik ka ngatërruar aspiratën me strategjinë.

Dhe nuk ka arritur asnjëherë të kuptojë se çfar me të vërtetë po bëjnë rusët në Ukrianë që në 22 shkurt të 2022.

Që nga fillimi i luftës, strategjia ruse ishte dhe ka mbetur të sjellë ndryshime politike të caktuara në Ukrainë përmes degradimit dhe shkatërrimit të forcave ukrainase, duke ju hequr kështu aftësinë  për të rezistuar kërkesave politike ruse.

Kjo strategji mbeti e njëjtë edhe pas përfshirjes ushtarake të perëndimit në këtë konflikt, por vetëm u avancuau në  shkatërrimin e pajisjeve të furnizuara nga Perëndimi dhe, deri në një farë shkalle, dhe të njësive të trajnuara nga Perëndimi.

Dhe ky degradim i këtyre kapaciteteve ushtrake si në mjete por edhe në njerëz ka pothuajse që 5 muaj që po jep rezultatet e saj, pasi rusët po përparojnë pa ndërprerje në mënyrë sistematike në të gjithë vijën e frontit prej 1200km, dhe askush nuk është në gjendje që t’i ndali, pasi thjesht mungojnë kapacitet ushtarake, që nga ushtarët, te mjetet, e deri tek oficerët dhe nën/oficerët për të drejtuar njësitë në terren.

Rezultati është një klasë vendimarrëse ushtarake dhe politike e cila nuk e ka fare idenë e strategjisë, por thjesht në çdo rast përsërit si papagall fraza të mësuara përmendësh si “F-16 do të ndryshojnë kursin e luftës”, ose “Goditjet me rraketa me rreze të gjatë veprimi në thellësi të Rusisë, do të rrëzojnë Putinin nga pushteti”.

Por brenda këtij perëndimi ka plot zëra në rangjet komanduese ushtarake të tij që kanë filluar ta shohin realitetin në sy dhe ta kuptojnë atë, por problemi qëndron se klasa usdhëheqëse ushtarake dhe politike që qëndron në krye, ka kohë që është zhytur në këtë kurs të mohimit të realitetit, dha sa më shumë që dikush vazhdon në një kurs të caktuar, aq më pak ai është i gatshëm të ndryshojë atë.

Ndryshimi i këtij kursi tashti do të interpretohej si një pranim i gabimit, dhe pranimi i gabimit në mentalitetin politik të perëndimit konsiderohet si faza e parë e humbjes së pushtetit.

Për këtë arsye do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin kurs të përplasjes me ajsbergun.

Dhe arsyen e kësaj e ka shpjeguar në një libër historiani dhe martiri i rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore Mark Blosh (Marc Bloch), libër i botuar pas vdekjes së tij, pas luftës, i titulluar Humbja e çuditëshme (L’etrange defaite) në të cilin shpjegon arsyen  se pse kishte ndodhur që Europa dhe Franca nuk arriti të përballonte pushtimin Gjerman, dhe përfundimi i tij është se “ Dështimi kishte qënë intelektual, ushtarak, organizativ dhe politik”.

Dmth që ashtu si atëherë në 1940 edhe sot në krye të perëndimit politik dhe ushtarak ndodhen idiotët e dobishëm që drejtojnë një tren në një rrugë pa krye.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit