Gjykata e Tiranës njoftoi sot se ka lënë në burg Isuf Hasën, autorin e vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta. Autori pranoi krimin por nuk pranoi të japë arsyet.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në Fshatin Shëngjin i Vogël. I moshuari u gjet pa shenja jete. Pas hetimeve të zhvilluara u zbulua se ishte goditur me çekiç në kokë.