-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Igli Hasani i jep “zemër” Ukrainës

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani po zhvillon sot një vizitë pune në Kiev, ku po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në formatin: “Ukrainë – Evropa Juglindore”.

Ky takim është një ngjarje me rëndësi të veçantë për forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë midis Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore dhe do të shërbejë si platformë për diskutime të thelluara mbi zhvillimet aktuale në rajon, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në një periudhë sfiduese për Ukrainën dhe rajonin në përgjithësi.

Takimi, i organizuar me nismën e Ukrainës, vjen në një moment kritik për Ukrainën, Evropën dhe më gjerë, pasi ai zhvillohet në sfondin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore shprehën dënimin e hapur të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainë brenda kufijve të njohura ndërkombëtarisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit