Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në fshatin Moravë, ku një makinë ka përplasur dy këmbësorë, një grua 30-vjeçare dhe fëmijën e saj 2 vjeç.
Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar nënën dhe fëmijën, që ishin duke kaluar rrugën. Tragjikisht, gruaja, shtetasja L. Gj., ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa fëmija ka shpëtuar pa lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.