Futbolli botëror është në zi pas ndarjes nga jeta të Denis Lou, legjendës së Mançester Junajtid, në moshën 84-vjeçare.
Lou, fitues i “Topit të Artë” në 1964, ishte një nga figurat më të mëdha të futbollit gjatë viteve 60’ dhe 70’, duke ndihmuar ekipin e tij të arrinte sukses të madh në Europë. Në vitet e fundit, ai luftoi me Alzhajmerin dhe demencën.
Familja e tij njoftoi për vdekjen e tij dhe falënderoi të gjithë ata që ndihmuan gjatë periudhës së sëmundjes. Lou është një ikonë e përjetshme e klubit, me një statujë të tij para stadiumit “Old Trafford”.