Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra një punonjës të policisë, nënkomisar G. C., pasi ka shpërdoruar detyrën dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar në Gramsh.
Pas hetimeve, AMP ka zbardhur se nënkomisari ka vjedhur pasuritë e një të arrestuari, duke e shfrytëzuar pozitën e tij si specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum.
Kjo ka rezultuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, e cila ka vendosur masa sigurie ndaj tij, përfshirë ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe pezullimin nga detyra.