-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz kundër Musk: Mbështetja për ekstremin e djathtë rrezikon demokracinë

Kryesoret

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka akuzuar Elon Musk për mbështetje të ekstremit të djathtë në Evropë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim për demokracinë. Scholz theksoi se Musk ka mbështetur lëvizje të djathta ekstreme në shumë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, dhe kjo është “krejtësisht e papranueshme.”

“Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë, në MB, në Gjermani, në shumë e shumë vende të tjera, dhe kjo është diçka që është krejtësisht e papranueshme,” tha Scholz në një konferencë shtypi në Berlin.

“Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës, rrezikon komunitetin tonë dhe duhet dënuar”, shtoi kancelari gjerman.

Pavarësisht mbështetjes së tij për të djathtën ekstreme, Scholz theksoi se nuk është kundër lirisë së fjalës, por lidhjet e Musk me këtë ideologji janë të papranueshme për të. Kjo është një vazhdim i tensioneve mes Scholz dhe Musk, me miliarderin që ka sugjeruar se kancelari gjerman mund të humbasë zgjedhjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit