Dje e pallatit me 30 hyrje mbrëmë në Tiranë i ka lënë banorët në mëshirë të fatit. Njëri prej tyre u shpreh se fjeti jashtë për shkak se nuk kishte ku të shkonte.
“Më është djegur shtëpia, në kat të katërt. E kam blerë 150 mijë euro para dy vitesh. Me gjithë pajisjet brenda është bërë shkrumb komplet dhe nuk më lë kush të futem me pa shtëpinë time. E kam kaluar natën përjashta. Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu. Na leni rehat tani” tha ai.
Ndërkohë që Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari tha mbrëmë se “Të them të drejtën, kjo është një gjë që mua nuk më ka dhënë shumë preokupim që të jem i sinqertë me ju.
Kam urdhëruar bashkinë e Tiranës dhe emergjencat civile që ata të kenë mundësi të jenë në ambiente të tjera. Jam i bindur që s’do ketë nevojë sepse ne jemi shqiptarë, kanë kushërinj, halla, daja por ne jemi gati për t’i ndihmuar” tha Hajdari.
Zjarri te kompleski ‘Arlis’ në Tiranë/ Policia: Të arrestuar 4 persona, në hetim pronari!









