-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekretari amerikan i Thesarit: Ekonomia globale do të rimëkëmbet!

Kryesoret

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, u shfaq optimist për ecurinë e ekonomisë globale, pavarësisht sfidave që po sjell përshkallëzimi i tensioneve me Iranin.

Sipas tij, aktiviteti ekonomik pritet të pësojë një ngadalësim afatshkurtër gjatë këtij tremujori për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, por panorama e përgjithshme mbetet pozitive dhe perspektivat për rimëkëmbje janë të forta sapo të përfundojnë armiqësitë.

Bessent vuri theks të veçantë te të dhënat e fundit mikroekonomike, të cilat i cilësoi si “jashtëzakonisht të mira”, duke theksuar se ato pasqyrojnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë. Ai shtoi se çmimet e naftës nuk duket se po ndikojnë negativisht në pritshmëritë për inflacionin, një sinjal i rëndësishëm për ruajtjen e ekuilibrave ekonomikë.

Në fund, ai u ndal edhe te përpjekjet e administratës amerikane për të garantuar praktika të drejta në tregun e karburanteve, duke theksuar synimin për të mbajtur çmime “të ndershme” në pikat e shitjes me pakicë, në mbrojtje të konsumatorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit