Qëlloi me armë zjarri pistoletë në ajër pas një konflikti të çastit me një person, arrestohet 27-vjeçari në Kamëz. 27-vjeçari sipas policisë është me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.
Policia gjeti në banesën e 27-vjeçarit dhe sekuestroi armë e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besëlidhja”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Moment”, për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Domje, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.