Shoferi i një mjeti të tonazhit të rëndë, Ismet Cjapi, ka mbetur i dëmtuar ndërsa po ndërronte gomën e kamionit në aksin Fier-Patos.
Goma ka shpërthyer nga presioni, duke i shkaktuar dëmtime shoferit.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por po monitorohet nga mjekët.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë Drejtorisë së Policisë, dhe mjeti i përket ndërmarrjes së ujitjes dhe kullimit në Fier.