Shefi i organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me demokratët në kryqytet.
Balliu shprehet se së bashku me deputetin Edi Paloka kanë diskutuar mbi programin e opozitës dhe zgjidhjet që paraqet Partia Demokrtike për problemet e shkaktuara nga narkoqeveria e Ramës.
“Në çdo lagje të Tiranës qytetarët po bashkohen kundër narkopushtetit.
Sot me demokratët e degës 11 në një nga lagjet e Laprakës bashkë me deputetin Edi Paloka diskutuam mbi programin e opozitës dhe zgjidhjet që paraqet sot Partia Demokratike e Shqiperise për problemet e shkaktuara nga narkoqeveria e Edi Ramës.”, shkruan Balliu.