Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 një 35-vjeçar shqiptar u tansportua në Athinë nga Pirgos në spitalin KAT. Ai u paraqit me plagë në nofull dhe në qafë.
Ende nuk dihet nëse ai është plagosur me thikë apo me armë.
Shqiptari menjëherë u nënshtrua një opercaioni kryesisht për shkak të plagës së rëndë në qafë dhe ndodhet jashtë rrezikut. Ndërkohë policia po heton në lidhje me rrethanat e ngjarjes.