-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U godit nga raketat ruse, hapet ambasada e Shqipërisë në Kiev

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha. Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale pak javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse.

Ministri Hasani dhe homologu i tij, Sybiha theksoi gjatë ceremonisë se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë.

Kryediplomati shqiptar mori pjesë në ministerialin Ukrainë – Evropa Juglindore, me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Gjatë qëndrimit në Kiev ai u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit