Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale për të pyetur në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit Anastas.
Blushi shprehet se në emër të tij, të partisë dhe presidentit Ilir Meta ka përcjellë urimin për shërimin sa më të shpejtë dhe të plotë për Forlumturinë e tij.
“U bashkohemi lutjeve për rikthimin e Tij sa më të shpejtë në misionin e bekuar dhe në krye të punëve të mira në dobi të Kishës dhe besimtarëve duke nderuar përgjithmonë me respekt dhe mirënjohje kontributin jashtëzakonisht të vyer dhe të vlerësuar që Kryepeshkopi Anastas ka dhënë në dekada për ringritjen e Kishës tonë Ortodokse, për forcimin e besimit dhe të vlerave më të mira të shoqërisë.”, shkruan Blushi.