Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet në Washington ku është i ftuar në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. Mediu shprehet se edhe pse temperaturat janë të ulëta ceremonia do të zhvillohet në dy pjesë në Godinën qëndrore të Kongresit ku do ketë një numër shumë të kufizuar dhe në Capital One Arena.
Ai thotë se dita e shtunë ishte itensive me pjesëmarrje në aktivitete festive duke filluar me takimin për Heronjtë Amerikan dhe veteranët e luftës i ftuar nga AG Texas Ken Paxton.
“Në këtë takim foli kandidati për Sekretar i Mbrojtjes Pete Hegseth, nje nga ideologët e MAGA Steve Banon dhe Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton .
Në vazhdim me takime në Kongres, pritja në në Yacht Liberty dhe në darkë me komunitetin e Texas organizuar nga Guvernatori Greg Abott te cilin e takova bashkë me Miqtë e mi nga Dallas, Gino, Gëzim dhe Daki. Gjatë darkës u takova me Senatorin John Cornyn me të cilin prej vitesh jemi pjesë e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Kongresmenin më të ri Brandon Gill, Kongresmenët Pete Sessions, Rony Jackson dhe Kong Chip Roy, të cilët do jenë pjesë e forumit të sigurisë që organizoj në Kongres në 5shkurt si dhe Prokurorin e Përgjithshëm të TX Ken Paxton.”, shkruan Mediu.