Në Fier janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar dy të tjerë. Gjatë kontrollit në lokalin e M.M., dhe djalit të saj A.M., në lagjen 11 janari në Fier u arrestuan 31-vjeçari me iniciale L.B., dhe 23-vjeçari me inicaile A.M. Ata po vendosnin baste sportive me celularët e tyre.
Ndërsa nëna dhe djali u proceduan pasi lejonin aktivitete të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare në të cilët u gjetën faqe të basteve sportive me shuma të konsiderueshme në lekë dhe euro dhe biseda për vendosjen e llotove sportive.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.