Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet në lidhje me premtimet që dha Donald Trump.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi u shpreh se testi në politikën e ardhshme të Trumpit është Ukraina.
“Nuk mendoj që do të ketë ndryshim të madh, kemi parë 4 vitet e para që çdo gjë mbijetoj. Groenlanda që ka goxha punë për tu marrë. Artiku do të jetë lufta e ardhshme. Testi në politikën e ardhshme do të jetë Ukraina, ku do të marrë çmimin nobel.Ai e ka kuptuar dhe ka shprehur që lufta është e ndërlikuar dhe testi i tyre është si të mbyllim një luftë. Si del në Ukrainë Donald trump, pra ky është testi”, tha eksperti.