-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari: Kurti nuk do të jetë më kryeministër pas zgjedhjeve në 9 shkurt

Kryesoret

Gazetari kosovar Rid Berisha ishte i ftuar sot në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ku foli në lidhje me të ardhmen e rajonit me betimin e Trump.

Ai u shpreh se Trump nuk do e ketë shumë në radar Ballkanin dhe rajonin, teksa do i vendosë në opozitë palët Kosovë dhe Serbi për marrëveshjen dhe dialogun.

“Prioritetet e Trump presim të jenë dialogu Serbi me Kosovë. Por besoj se do merret shumë shkurt me Ballkanin, nuk do e shohë më Ballkanin dhe Serbinë siç shikon prioritetet e administratës së tij, nuk do ketë aq preokupim. Por duhet parë fakti se Rusia ka mbështetjen e saj kryesore deri edhe teknologjike dhe infrastrukturore në Serbi me Aleksandër Vuçiç. Do ndihen në siklet edhe zoti Rama dhe Kurti me shpurën e tij. Besoj se këta e njohin mirë Trump, që është hakmarrës dhe se nuk kanë aq peshë te votat elektorale në SHBA. Trump është politikan konvencional dhe nuk i duron dot burokracitë. Nuk shihen në radarin e presidentit Trump. Serbia është tërhequr nga ndikimi rus, Serbia aktualisht ndodhet në trazira. Parashikoj se Trump do kërkoj që të zbatohet marrëveshja e firmosur në Bruksel Serbi-Kosovë, ose plani që ai ka në Zyrën Ovale, e 4 shtatorit. Politikanët në Prishtinë dhe Beograd e dinë shumë mirë. Lajm i keq për Kurtin dhe njerëzit e tij. Kurti nuk i merr dot më mbi 50% të votave. Kurti s’do jetë më kryeministër, edhe pse pritet të dalë i pari”, tha gazetari kosovar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit