-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha del nga SPAK: Përgjimet që kam për Taulant Ballën

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga SPAK-u, ku sot u paraqit përpara OPGJ-së për dosjen “Partizani” kryefjalë të fjalimit përpara demokratëve vendosi dosjen “Toyota Yaris” duke akuzuar Taulant Ballën.

Ai lexoi disa biseda duke pretenduar se janë transkipte mes një ish punonjëse të BKH-së, Erjona Daupaj, Radovan Çelës dhe Astrit Vladit.

“Erjona Daupaj është një ish punonjëse e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot kam ndarë pjesën e dosjeve Toyota Yaris që ka të bëjë me Taulant Ballën, përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet e parave të krimit, makinat e krimit.

Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, s’do ti bëjë nder Ballës, po ta çoj për sekuestro do komplikohet puna.

Vladi, Astrit Vladi është pritësi i parave: Mirëmbrëma, ok shoku, kur e paskan sjellë?

Radvan Çela (avokati): Këto ditë, po më pyet do jetë prapë Balla, apo do jesh ti?

Vladi: Ok se do jem unë, po të tregoj mënyrën si do e mbylli

E merrni me mend ju, Balla dhe Vladi ishin njëlloj, i kishin paratë bashkë Në këtë moment, Rdovan Çela i dërgon mesazhin që i dërgoj Daupaj se si do mbyllej duke e nxjerr procedurën jashtë afateve ligjore.

Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.

Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.

Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.

Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.

Radovan Çela: Do flas prapë.

Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit