Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë me anë të një postimi në rrjetet social njoftoi se Marco Alberti është caktuar si ambasaori i ri i Italisë në Shqipëri.
“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Ministrisë për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë.
Marco Alberti pason në këtë detyrë Fabrizio Bucci, i cili u largua nga pozicioni i ambasadorit italian në Shqipëri, pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar.