Drejtuesja politike për Diasporën në Partinë Demokratike Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Itali.
Topalli u shpreh se takimet me shqiptarët janë gjithmonë të zjarrta dhe fymëzuese. Ajo theksoi rëndësinë e regjistrimit dhe votimit nga shqiptarët që jetojnë larg vendit.
“Shqiptarët që regjistrohen dhe votojnë për ndryshimin janë patriotë të vërtetë, që i tregojnë botës se dashuria për atdheun shkon përtej kufijve. Regjistrohu, voto, ndrysho. Shqipëria ka nevojë për ty!” , tha Topalli duke bërë thirrje për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.