19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

12 gola, Barcelona dhe Atletico përmbysje të mëdha, kalon Liverpuli

Kryesoret

Shtatë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, prodhuan emocione dhe gola. Padyshim ndeshja më dramatike ishte ajo mes Barcelonës dhe Benficas, e mbyllur me fitoren 5-4 të katalanasve në Portugali me përmbysje.

Vendasit i shkuan shumë afër fitores, pasi kryesonin 4-2, por skuadra e Flick përmbysi gjithçka. Me këtë triumf, Barcelona mban vendin e dytë me 18 pikë.

Liverpool siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, pasi mposhti 2-1 Lille-n. Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Club Brugge.

Përmbysje spektakolare e Atletico Madrid ndaj Leverkusen 2-1, me spanjollët që për shumicën e kohës luajtën me 10 lojtarë. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Bologna ndaj Borussia Dortmund.

Në takimet e tjera, Stuttgart fitoi 3-1 ndaj Slovan Bratislava, ndërsa PSV mposhti 3-2 skuarën e Crvena Zvezda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit