Ditën e sotme u zhvilluan homazhe në Gjirokastër për nder të katër viktimave që u vranë në 21 janar. Katër viktimat që mbetën të vrarë 14 vite më parë janë Aleks Nika., Ziver Viezi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.
Mbesa e Ziver Veizit shprehet se nuk po gjejnë drejtësi dhe shpreson se që të veprojë sa më shpejt.
“Jemi mbledhur sot për të përkujtuar xhaxhain tonë. Ne nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend. Ka 14 vjet që ka ndodhur ajo vrasje tragjike. Ku të gjithë ekzekutorët e atij krimi shtetëror nuk janë dënuar. Nuk kërkojmë gjë tjetër, veçse nga organet kompetente, nga SPAK të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të shkallës së lartë dhe të vihet drejtësi sa më shpejt për 4 viktimat e 21 janarit’, shprehet mbesa e Ziver Veizit.