-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj ngushëllon Erdogan për zjarrin tragjik në Turqi: Mendimet tona janë me ju

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e ndodhur në një resort skijimi në Turqi, ku humbën jetën 66 persona dhe 51 të tjerë u plagosën nga një zjarr masiv.

Në një mesazh dërguar homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, Begaj shprehu dhimbjen e thellë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin @RTERdogan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë.”- shkroi në llogarinë e tij në X Presidenti Begaj.

Zjarri në resortin turk la 66 viktima, dëshmitarët tregojnë skena tronditëse

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit