Ajo mund të ketë qenë e përmbajtur në zgjedhjet e saj stilistike në ceremoninë e betimit, por në vallëzimin e së hënës mbrëma (mëngjesin e së martës) Kai Trump është “shpalosur”.
Mbesa 17-vjeçare e Donald Trump ka zbuluar në postimin e saj në Instagram fustanin magjepsës që ka zgjedhur të veshë.
Bëhet fjalë për një fustan të stilistit amerikan Hill. “Gati për kërcimin inaugurues”, ka shkruar Kai Trump në postimin e saj.
Ajo zbuloi, në fakt, se stilisti amerikan i kishte dërguar tre versione të të njëjtit fustan për t’i veshur në evente, një të kuq, një të argjendtë dhe një blu, ndërsa Kai Trump kishte zgjedhur versionin e dytë.