Presidenti Bajram Begaj njofton se ka dekretuar lirimin nga detyra të Mustafa Nanos nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.
Në fakt ishte Nano që dha dorëheqjen më shumë se një muaj më parë nga posti. Ende nuk kemi emrin e ri të ambasadorit.