Një dyqan rrobash “Shop Marikaj” në Vorë u përfshi nga flakët ditën e sotme.
Shkak për zjarrin u bë një furnelë e cila përdorej për ngrohje.
Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.