Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësiravë të shpeshta.
Pas mesditës dhe në vijim pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu, si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.
Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore. Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 2 ballë.