Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Durrës-Tiranë në zonën e Sukthit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në një arë, buzë autostradës.
Dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia dhe lagështia në rrugë.
Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihme mjekësore. Mdërsa policia po vijon në zbardhjen e rrethaneve të aksidentit.