-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blerja e votave, Çupi: Qeveria, 530 kredi pa interes para zgjedhjeve

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi në një postim në rrjete sociale ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të blejë vota përmes krdeve pa interes.

Çupi shprehet se interesi për 530 kredi për shtëpi nuk paguhet as nga xhepi i Ramës, as nga i Gonxhes por janë para publike që po përdoren para zgjedhjeve. Ajo thekson se KQZ dhe SPAK po heshtin dhe po bëjnë sikur nuk kuptojnë.

“Heshtja nuk zgjidh, përkeqëson!

Vendimi i fundit i qeverisë për të trajtuar me kredi pa interes qindra punonjës të administratës përbën një shkelje flagrante të rregullave për garë të barabartë në zgjedhje. Interesi për 530 kredi për shtëpi nuk do të paguhet as nga xhepi i Edi Ramës, as nga xhepi i Blendi Gonxhes. Ato janë para publike, që po përdoren para zgjedhjeve.

Institucionet që duhet të ishin më aktivë gjatë kësaj periudhe zgjedhore për të kundërshtuar aktet elektorale të qeverisë heshtin.
KQZ bën sikur nuk shikon.

SPAK bën sikur nuk kupton.

Ligji dhe barazia zgjedhore po grisen para syve të shqiptarëve dhe partnerëve tanë, duke dëmtuar pozicionin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Të tilla praktika antidemokratike, që janë bërë të zakonshme për këtë qeveri, kanë minuar besimin e qytetarëve tek zgjedhjet, prandaj është koha që institucionet të mos bëhen palë me shkeljet e ligjit, por të reagojnë dhe të tregojnë së ligji zbatohet njësoj për të gjithë!”, shkruan Çupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit