Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një seri takimesh me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, ku shprehu kënaqësinë për mbështetjen e marrë nga diaspora.
Këlliçi theksoi se takimet ishin fantastike dhe që shqiptarët në SHBA janë të vendosur për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Takime fantastike dhe vendosmëri absolute e shqiptarëve të Bronx, New York, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri 💪🏻
Takimet në Valbona Caffee dhe Astor Bar do të mbeten përherë në kujtesën time 🙏🏻
Faleminderit të gjithë shqiptarëve të Amerikës që janë mobilizuar për tu regjistruar dhe për të votuar në 11 maj ✌🏻
Asgjë nuk është a pamundur kur jemi bashkë 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Këlliçi.