-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti nga Davos: Marrëveshja me Norvegjinë është një hap i madh për Kosovën

Kryesoret

Në ditën e dytë të Forumit Ekonomik në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Gjatë takimit, Kurti njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), një arritje e madhe për Kosovën.

“Ne kemi patur rritje të konsiderueshme në katër vitet e fundit, 6 për qind të Prodhimit të Brendshëm, duke mos shkuar asnjëherë poshtë 4 për qind. Ne duam të vazhdojmë të rritemi por eksportet janë shumë të rëndësishme dhe eksporti i të mirave dhe shërbimeve është i përfshirë tashmë në EFTA”, u shpreh kryeministri Albin Kurti në fillim të takimit.

Kurti e falënderoi Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimit evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit