Një 59-vjeçar me iniciale Rr.M., banues në fshatin Burgajet u arrestua në Mat pasi në banesën e tij mbante të fshehura armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesën e tij policia i gjeti 59-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”