Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia e burgut 313-të vijon që të jetë prezent në politikë përmes postimeve në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Ilir Metës
Modeli ekonomik i vendit qëllimisht vazhdon të jetë i orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve.
Qeveria nuk ka me vetëdije asnjë strategji të rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse minerare, hidrokarbue, etj.
Ajo nuk interesohet aspak për bujqësinë e produktet me vlerë të shtuar, si dhe për rritjen e eksporteve.
Prodhimi i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ishte në ulje në sektorët më vitalë të ekonomisë dhe mbeti i mbështetur vetëm nga sektori i ndërtimit dhe shërbimet.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, Produkti i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,09% në terma realë, kundrejt 3-mujorit të tretë të vitit 2023.
̈ ̈ ̈ ̈̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ .
Rritja ekonomike në sektorët e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të industrisë përpunuese, të prodhimit të energjisë dhe të bujqësisë mbetet negative në 3-mujorin e tretë të vitit 2024.
Rritja ekonomike në bujqësi në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ishte minus 2,54%, në industri (përfshi energjinë) në minus 4,04% dhe industria përpunuese në rritje negative në minus 6,5%. Ndërsa rritje të konsiderueshme kanë sektori i ndërtimit në 5,3% dhe tregtia në 6,2%.
̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈, ̈ ̈ ̈ ̈, ̈ ̈ . Rënia e volumit të prodhimit dhe të shitjeve në sektorin e të mirave materiale ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e nivelit të punësimit në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me vitin 2023. Në sektorin e industrisë ka një ulje të punësimit në minus 5%, në industrinë përpunuese në një ulje në minus 5,5% dhe në prodhimin e energjisë në minus 1,9%. Ndërsa sektori i ndërtimit ka një rritje në 2,9%.
Rënia e prodhimit në sektorët e bujqësisë, industrisë dhe energjisë është reflektuar gjithashtu në rënien e pandalshme të eksporteve. Sipas të dhënave të INSTAT është thelluar më tej kriza e rënies së eksporteve në vitin 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. ̈ ̈ ̈ – ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ . Rënia e eksporteve është gjithashtu rezultat i dëmit që po i shkaktohet sipërmarrjes nga zhvlerësimi i euros kundrejt lekut.
̈ – ̈ ̈, ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ,%. ̈ – ̈ ̈, ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ , ̈ ̈̈ ̈ ̈ ,%.
̈̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈̈ % ̈ – , ̈ % ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ .
Rënia e lartë e eksporteve të vendit nuk mund të kompensojë përfitimet e “fryra” propagandistike nga turizmi dhe as të mbulojë krizën që po kalon ekonomia e vendit si rezultat i politikave të papërgjegjshme të Qeverisë kundrejt sipërmarrjes dhe klimës armiqësore ndaj biznesit.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë sektorin e bujqësisë me synimin e rritjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe rritjen e eksporteve.
Përkundrazi, që nga viti 2017 kur “Rilindja” e mori vetme timonin dhe tepsinë dhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, është përgjysmuar numri i gjedhëve e të imtave dhe braktisja e bujqësisë ka rënduar më tej gjendjen ekonomike të fermerëve dhe ka rritur më shumë importet bujqësore për konsum. Shqipëria mbetet e varur në masën më të madhe tek importet për produktet ushqimore bazë dhe ato bujqësore pavarësisht nga potenciali i lartë dhe i pakrahasueshëm që ka sektori i bujqësisë në vendin tonë, me Maqedoninë e Veriut fqinje dhe vendet e tjera.
“” ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̧ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ .
Mosmbështetja e ndërmarrjeve eksportuese, rritja e çmimeve, zhvlerësimi i euros dhe barra e lartë fiskale dhe administrative ka ndikuar në uljen e eksporteve në vitin 2024.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë sektorin e energjisë, që në 12 vite ka treguar përkeqësim të treguesve ekonomikë dhe financiarë të sistemit. Pavarësisht potencialit të lartë për prodhimin e energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e brendshme dhe rritjen e eksporteve, Shqipëria vazhdon të varet në një masë të madhe nga importet. Importet plotësojnë deri në 32% të nevojave nga importet energjitike.
̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈. Në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ka një rritje të lartë si në vlerë apo te sipërfaqe e ndërtimeve të ndërtesave të banimit krahasuar me vitin 2023. Kur ndërkohë vlera apo sipërfaqja e ndërtimeve jo rezidenciale dhe në veçanti e atyre industrial, tregon një rënie të konsiderueshme krahasuar me vitin 2023.
Vlera e lejeve të ndërtimit deri në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 është rritur nga 64,3 miliard lekë në vitin 2023, në 80,7 miliard lekë në vitin 2024, ose një rritje në 25%. Ndërsa totali i sipërfaqeve të ndërtimit është rritur nga 1,52 milion m2 në 3-mujorin e tretë të vitit 2023, në 2,02 milion m2 në 3-mujorin e katërt të vitit 2024, ose një rritje në 33%. Bashkia e Tiranës zë 42% të vlerës totale të lejeve të ndërtimit dhe 46% të sipërfaqes totale të lejeve të ndërtimit. Duke analizuar strukturën e ndërtimeve deri në 3-mujorin e tretë të vitit 2024, tregon se rritja e volumit të ndërtimit në vlerë apo sipërfaqe mbetet vetëm për ndërtesat e banimit.
̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̧ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ .
Për ndërtesat rezidenciale volumi në vlerë në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 është rritur në 57,4 miliard lekë në vitin 2023, në 72,9 miliard lekë në vitin 2024 ose një rritje në 27%. Në sipërfaqe, volumi i ndërtimeve për ndërtesa banimi është rritur nga 1,08 milion m2 në vitin 2023, në 1,65 milion m2 në vitin 2024, ose një rritje në 53%. Për ndërtesa jorezidenciale vlera e ndërtimeve është ulur nga 17,75 miliard lekë në vitin 2023, në 14,18 miliard lekë në vitin 2024, ose një ulje në minus 20,1%. Ndërsa në sipërfaqe, nga 442,1 mijë m2 në vitin 2023, në 368,2 mijë m2 në vitin 2024, ose një ulje në minus 16,7%.
̈ ̧ ̈ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ , ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ,%.
Analiza e këtyre treguesve bën të qartë në radhë të parë se nuk ka rritje, përkundrazi, ulje të kërkesës së brendshme për ndërtime jorezidenciale të cilat mbështesin rritjen ekonomike dhe zgjerimin e biznesit. Së dyti rritja e votumit të ndërtimit për banesa nuk mund të argumentohet me një rritje potenciale të kërkesës së brendshme. Sepse paga mesatare nuk mund të përballojë blerjen e një apartamenti, çmimi i të cilit krahasohet edhe me vendet europiane. Treguesi më i rëndësishëm mbetet vetë stoku në mbi 60 mijë apartamente të pabanuara në Bashkinë e Tiranës.
“Rilindja” ka ofruar modelin e një ekonomie të betonit. Ekonomia e vendit është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit në ndërtim. Qeveria ka hapur dyert për dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe dhe me bekimin e saj janë hapur kufijtë e dyndjes së parave të pista.
Ndaj rritja ekonomike jo vetëm bazohet në faktorë të paqëndrueshëm dhe risk të lartë por ajo kurrësesi nuk mund të vlerësohet as e shëndetshme për aq kohë sa nuk është e bazuar te prodhimi dhe eksportet dhe te rritja e konkurrueshmërisë.
Për më tepër se ajo thellon polarizimin shoqëror dhe jo vetëm që nuk është përfshirëse, por rezulton qartë përjashtuese për shtresat më në nevojë.
Treguesi më i mirë i kësaj politike që do vijojë, mbetet vetë miratimi i buxhetit për 2025.
Bonuset e mjerimit nuk e fshehin dot varfërimin sistematik që kanë pësuar pensionistët dhe shtresat në nevojë gjatë këtyre 12 viteve.
̈ ̈ ̈, ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ .