Kylie Walker do të jetë shumë shpejtë futbollisti më i ri i Milanit në formën e huazimit me të drejtën e blerjes nga Manchester City. Më pas në verë, ai do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me kuqezinjtë deri në vitin 2027.
Walker prej kohësh nuk e gjente veten në radhët e Guardiolës, teksa dhe problemet e tij familjare kanë bërë të mundur lëvizjen drejt Italisë.
Tani merkato e kuqezinjve do të fokusohet te sulmi. Pasi nuk ia dolën dot me Marcus Rashford, “Djalli” ka nisur nga puna për Santiago Gimenez.