Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me mbi 3 kg kokainë të fshehur në mjetin e tij luksoz, një “Mercedes Class A”. Droga, e cila kishte një vlerë të tregut prej 300 mijë eurosh, u gjet poshtë sediljes së pasagjerit gjatë një kontrolli rutinë në autostradën A1 dhe A14 në Bolonja.
Korrieri shqiptar u shfaq nervoz dhe i paduruar gjatë ndalimit nga patrullat e Policisë Rrugore, dhe pas kontrollit të thelluar u zbuluan katër pako me kokainë. Ai është arrestuar dhe aktualisht po mbahet në burgun e Bolonjës, ndërsa hetimet për rrjetin e organizuar të trafikut të drogës janë në vazhdim.