-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do të vazhdoj të denoncoj çështjen “Xibraka”, Rama nuk do të më ndalë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka këmbëngulur sërish në akuzat e tij ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, në lidhje me çështjen e “Xibrakës”.

Gjatë një takimi me delegatët e qarkut të Tiranës, Berisha ka thënë se nuk do të ndalojë denoncimet për këtë çështje, pavarësisht kundërshtive.

Ai tha se asgjë nuk mund ta pengojë të denoncojë këtë çështje dhe akuzat që ai ka ngritur, duke e quajtur këtë një luftë për të zbardhur të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi.

“E deklaroi me zë dhe figurë se atë makinë, të bosëve të drogës, e ka përdorur vetëm një herë…Në një kohë kur unë kam paraqitur dokumenta dhe do t’i paraqes sa herë të nevojitet. Të paktën 5 herë ka përdorur, ka kaluar kufirin me atë makinë! Përveç Gentian Xhixhës, që ishte kryesori dhe Gentian Gjonajt, që ishte kryetari. Xibraka është e tëra hakmarrja për drejtësi. Askush tjetër nuk e ka përdorur me shpesh se Olsi makinën. U përpoq të lante duart, të mbrohet… Ta dijë mirë Edi Rama dhe cilido se gjë në botë që të më pengojë mua pa denoncuar krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë! Të secilit!”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit