Policia e Spanjës ka zbardhur operacionin që çoi në arrestimin e një bande shqiptare, e cila kryente grabitje banesash, biznese dhe vilash në disa rajone të vendit. Hetimet që nisën në vitin 2023 zbuluan një rrjet të gjerë kriminal që operonte edhe në Francë dhe Itali.
Banda, e njohur si “skifterët”, kishte kryer grabitje në qytete të tilla si Madrid, La Coruna dhe deri në Paris, duke shkaktuar dëme që arrijnë në 300 mijë euro. Grabitjet kryheshin kryesisht përmes vjedhjes së bizhuterive, parave dhe materialeve të tjera me vlerë.
Dy udhëheqësit e bandës u arrestuan në Paris dhe janë në pritje të ekstradimit. Hetimet zbuluan gjithashtu se fitimet nga grabitjet pastroheshin në Shqipëri.
Gjykata e Spanjës ka vendosur masën e arrestit për të gjithë anëtarët e grupit dhe ka lëshuar urdhër-arreste edhe për persona të tjerë të dyshuar.