Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike Franc Nuri në një deklaratë për mediat tha se rreth 150 mijë dosje janë bllokuar në gjykatën e vendit.
Nuri u shpreh se stoku i dosjes në gjykatë është bërë më i lartë se mali i plehrave në Sharrë. Ai tha se shumë familje dhe qytetarë presin drejtësi ndaj padrejtësive gjatë 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës. Nuri theksoi se drejtësia e vonuar është e mohuar.
Deklarata e plotë
Stoku i dosjeve në Gjykatat e vendit është bërë më i lartë se mali i plehrave në Sharrë. Deri më tani çështjet në pritje të gjykimit kanë arritur në 150 mijë dosje gjyqësore në rang vendi. Këto dosje nuk janë thjesht statistika, por janë raste dhe halle kontrete, janë po aq qytetarë dhe familje shqiptare që presin prej vitesh Drejtësi!
Presin Drejtësi për pronën, drejtësi për dëmshpërblimet, drejtësi ndaj fatkeqësive që mund t’u kenë ndodhur gjatë jetës atyre apo të afërmve, presin drejtësi edhe ndaj padrejtësive që mund t’u jenë bëra gjatë ketyre 12 vitesh keqqeverisje të Edi Ramës!
Drejtësia e vonuar është drejtësie e mohuar!
Shifrat flasin vete dhe sistemi i Drejtësisë është në kolaps total.
Qytetaret shqiptare e kane shume te qarte tashmë se Reforma në Drejtësi ka dale nga binarët Kushtetues dhe ligjorë dhe ka devijuar nga qëllimet për të cilat u nis në Korrik të vitit 2016.
Pasi vunë dorë dhe eksperimentuan me sistemin e drejtësisë, duke importuar pseudoReformën me bekimin e Soros, sot po tentojnë të arnojnë mbi të njëjtin sistem që ka dalë duarsh. Harta gjyqesore i dha goditjen perfundimtare aksesit ne drejtesi per qytetaret duke jua bere te pamundur marrjen e drejtesise.
Tashmë, me arnime të tjera ligjore, në një drejtesi që ka rënë përtokë dhe është kapur politikisht, po tentojnë të shtojnë këshilltarë ligjore apo sajesa të tjera, duke propozuar përjashtime nga detyrimi për ndjekjen e shkollës së Magjistraturës.
Partia Demokratike me ardhjen në detyrë më 11 Maj, do të marrë masa emergjente për rikthimin e sistemit të Drejtësisë në binarët Kushtetues dhe ligjorë!
Me ndryshime konkrete ligjore, Partia Demokratike angazhohet të bejë gjithcka që drejtësia t’i rikthehet qytetarëve, të jetë afër qytetarëve dhe aksesi i tyre në Drejtësitë të jetë i shpejtë dhe efikas.