Presidenti Donald Trump ka kërcënuar Moskën me sanksione të mëtejhsme nëse nuk arrihet një marrëveshje për ti dhënë fund luftimeve në Ukrainë.
Trump në një postim në Truth Social i ka kërkuar Vladimir Putinit që të ndalojë luftën, nëse nuk do të kishte zgjidhje do të zgjerojë sanksionet dhe të risë tarifat për mallrat ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një konference për shtyp tha se kërcënimet e Trump nuk ishin asgjë e re. “Atij i pëlqejnë këto metodat e sanksioneve”, tha Peskov.
Ai tha se Moska “mbetet e gatshme për një dialog të respektueshëm reciprok”.