-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arabia Saudite kërkon që Hans Zimmer të ribëjë himnin kombëtar

Kryesoret

Arabia Saudite i ka kërkuar kompozitorit të njohur gjerman Hans Zimmer të ripunojë himnin kombëtar të vendit, një melodi që përfshin instrumente të ndryshme. Turki Alashik, kreu i departamentit të industrisë së argëtimit të Arabisë Saudite, ka diskutuar me Zimmer mbi këtë projekt, si dhe për muzikën e filmave të ardhshëm si “Beteja e Yarmouk”. Në një postim në rrjetin social X, Alashik theksoi se janë biseduar edhe projekte të tjera të mëdha që do të shihen së shpejti.

Ky kërkesë vjen në një kohë kur Arabia Saudite po përpiqet të modernizojë imazhin e saj, duke i dhënë mundësi grave të vozisin dhe duke rihapur kinematë. Sipas raporteve, ndryshimet që po bëhen, përfshirë përpjekjet për zhvillimin e turizmit dhe projekte si qyteti futuristik NEOM, janë pjesë e një plani më të gjerë për të modernizuar dhe përmirësuar imazhin e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit