“Të djegur nga rritja e çmimit të sendeve ushqimore, votuesit, u ndjenë të shtypur dhe kërkuan ndryshim.”
Mazhorancat nuk fitojnë kur votuesit janë më të varfër. Pas fitores së Presidentit Trump dhe humbjes së thellë të demokratëve, do të ketë shumë analiza të thelluara të faktorëve sipas shkallës së ndikimit në rezultatin e zgjedhjeve. Duket se inflacioni i lartë është faktori më ndikues, për sa u përket të ardhurave personale, miliona prej votuesve vlerësonin se ishin më mirë nën udhëheqjen e Trump sesa me Biden.
Ndërsa gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump inflacioni ishte mesatarisht 1.9%, gjatë Presidentit Biden inflacioni ishte rreth 5.2 % ose rreth 2.6 herë më i lartë. Por në afatgjatë inflacioni nën presidentët demokratë ka qenë mesatarisht 2.89 për qind, ndërsa nën republikanët ka qenë 3.44 për qind. Një inflacion i lartë zvogëlon të ardhurat e disponueshme të votuesve amerikanë, prandaj ata u ndjenë më të varfër se gjatë presidencës Trump.
Ish-Presidenti Reagan e karakterizon inflacionin1 si një grabitës, një grabitës të dhunshëm dhe madje edhe si vdekjeprurës, për shkak se inflacioni i lartë sjell automatikisht më shumë të ardhura inflacioniste në buxhet, por grabit të ardhurat e disponueshme të shtresës së mesme, pensionistët dhe si dhe përfituesve të programeve sociale, kundër varfërisë, pa aftësisë fizike dhe papunësisë.
Një gazetar anglez pak ditë përpara zgjedhjeve kontaktoi kolegun e tij në SHBA dhe e pyeti për trendin e votimeve. Pasi hapi frigoriferin dhe i tregoi një pulë të ngrirë ai i tha se: “Kjo pulë kushtonte 10-11 dollarë” disa vite më parë, sot është 20 dollarë, prandaj, gruaja ime, e cila është një mbështetëse e përhershme e demokratëve, do të votojë për republikanët për herë të parë.
Nën Presidentin Biden pakënaqësia e votuesve ishte e madhe sidomos sepse inflacioni i lartë gërryente buxhetet/të ardhurat reale të disponueshme të miliona amerikanëve. Kostot e covid-19 e detyruan Presidentin Biden të injektojë në ekonominë amerikane rreth 28 trilion dollarë, një shumë e tillë do të rriste inflacion dhe borxhin, por rritja e inflacionit erdhi dhe për shkak të një krize të jashtme.
Sipas Byrosë së Statistikave të Punës të SHBA, gjatë presidencës Biden, çmimet janë rritur më shumë se 19 për qind. Çmimi mesatar i një gallon (3.8 litra) benzinë u rrit nga 2.33 dollarë në 3.76 dollarë midis janarit 2021 dhe majit të këtij viti, kostoja e një buke u rrit nga 1,55 dollarë në 1,97 dollarë, ndërsa çmimi i një duzinë vezësh u rrit nga 1,47 dollarë në 2,70 dollarë.
Në udhëheqjen e Trump, çmimet janë rritur vetëm rreth 5 për qind. Ndërsa inflacioni ka rënë që kur arriti kulmin në 9.1 për qind në mesin e vitit 2022, ai mbetet kokëfortë i lartë.
Por krahasimi i performancës ekonomike midis disa presidentëve amerikanë tregon se demokratët e kanë menaxhuar më mirë ekonominë amerikane. Rritja ekonomike për periudhën në shqyrtim ishte mesatarisht 4.33% për demokratët kundrejt 2.54% për republikanët; krijimi i vendeve të reja të punës 2.59 % për demokratët dhe vetëm 1.17 % për republikanët;
Shkalla e papunësisë ka rënë me -0.83 pikë përqindje nën demokratët dhe është rritur me +1.09 pikë përqindje nën republikanët:
Deficiti buxhetor nën demokratët ka qenë 2.09% ndërsa gjatë republikanëve 2.78 %. Nën demokratët, kthimi vjetor i tregut të aksioneve ka qenë rreth 8.35%, ndërsa nën republikanët ka qenë 2.70%.
Rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës gjatë presidencës Biden ishin të rëndësishme, por inflacioni i lartë i pakësoi të ardhurat e disponueshme nga pagat dhe pensionet, përfitimet e programeve sociale, përfitimet reale ishin të vogla ose në përkeqësim.
Presidenti Trump në fund të mandatit të parë kishte rreth tre milionë vende pune më pak, ndikimin më të madh e kishte pandemia, por expertët vlerësojnë se vendet e punës u rritën më ngadaltë gjatë administratës së Trump sesa nën Biden.
Të ardhurave të tyre në terma realë duke filluar nga pagat, kanë rënë gjatë udhëheqjes se Presidentit Biden për shkak të inflacionit të lartë, ndërsa nën udhëheqjen e Trump, rritja e pagave qëndroi mbi inflacionin, duke sjellë rritje modeste në të ardhurat e punëtorëve.
Politika e taksave ku republikanët absolutizojnë uljen e tyre, për të kompensuar humbjet në buxhet të të ardhurave reduktojnë programet sociale, nën administratat e demokratëve raporti i taksave ndaj PBB-së rritet me 0.44 për qind në vit, mesatarisht, dhe bie me 0.3 për qind në vit, nën administratat republikane.
Sipas studimit të Penn Wharton kjo do të thotë se një familje e klasave të mesme me të ardhura prej rreth 80,000 dollarë në vit do të bëjë të mundur një përfitim tatimor prej rreth 1,740 dollarë në vitin 2026, ndërsa familjet me fitime më të larta, me të ardhura më shumë se 14 milionë dollarë, do të shihnin taksat e tyre të reduktuara me 376,910 dollarë.
Trumpi ishte shumë premtues se do t’ua bënte jetën më të lehtë dhe më të lirë amerikanëve. Por studiuesit theksojnë se ajo që do të ndodhë në të vërtetë është se të pasurit do të pasurohen më shumë, shumë të pasurit do të fitojnë më shumë pasuri ndërsa të gjithë të tjerë, klasa e mesme pensionistet dhe shtresat në nevojë, me shumë gjasa do të luftojnë me (i) inflacion më të lartë;(ii) shkurtime të politikave sociale dhe (iii) efektet negative të derregullimit që nënkupton eliminimin apo kufizimin maksimal të ndërhyrjeve të shtetit në ekonomi. Kjo sepse çmimet nuk kanë rënë; përkundrazi, çmimet thjesht po rriten më ngadalë sesa gjatë pandemisë”.
Premtimet për inflacionin ishin çelësi për fitoren e Presidentit Trump, por që nga fitorja e tij, ai është përpjekur të ulë pritshmëritë, duke paralajmëruar se do të ishte “shumë e vështirë” për të ulur çmimet, nga historia e dinamikes së çmimeve, konkludon se çmimet ulen zakonisht gjatë periudhave të krizave, kjo sepse bie kërkesa agregate në ekonomi. Ekonomistët paralajmërojnë se planet e Presidentit Trump mund të rindezin inflacionin, kjo për shkak se tarifat janë në thelb taksat e shitjeve të paguara nga konsumatorët amerikanë. Për më tepër, plani i Presidentit Trump për të dëbuar miliona emigrantë mund të nxisë inflacionin pasi me dëbimin e tyre do te ulet jo pak oferta e punës, ulje që do të imponojë rritje të pagave për punonjësit e tjerë.
1 “Inflacioni është po aq i dhunshëm sa një grabitës, i frikshëm sa një grabitës i armatosur dhe po aq vdekjeprurës sa një vrasës.”.