-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greva e përgjithshme në Serbi, çfarë thotë ligji dhe ekspertët?

Kryesoret

“Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në protestat e studentëve në Serbi, që tash e dy muaj bllokojnë fakultetet në të gjithë vendin.

Mijëra njerëz e thirrën atë më 20 janar, gjatë një tubimi të përbashkët të punonjësve të arsimit dhe studentëve në qendër të Beogradit.

Më 22 janar, akademikët u bënë thirrje zyrtare qytetarëve që të përfshihen në “një mosbindje të përgjithshme civile” më 24 janar, që nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe mospjesëmarrje në transaksionet e tregut gjatë gjithë ditës.

Stafi i disa shkollave në Serbi ka hyrë në grevë që nga 20 janari, duke kërkuar kushte më të mira pune, si dhe plotësimin e kërkesave të studentëve, të cilët, përmes bllokadave, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.

Juristët thonë se ligji ekzistues për grevë në Serbi, është i pasaktë në përcaktimin e grevës së përgjithshme dhe nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit