Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi gjatë një tubimi në Jagodinë krijimin e një lëvizjeje të re politike, të quajtur “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”. Ai tha se ky grupim do të mbledhë partitë që mbështesin qeverinë dhe do të angazhojë mbështetësit e tyre. Vuçiç theksoi se lëvizja është krijuar për të përballuar sfidat dhe për të realizuar ndryshime të mëdha.
Ky njoftim erdhi në një kohë kur Serbinë po tronditin protesta masive, të cilat janë organizuar kryesisht nga studentët që po kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona në një aksident hekurudhor.
Po ashtu, një grevë e përgjithshme u mbajt në të njëjtën ditë, ku morën pjesë biznesmenë, mësues, punonjës të arsimit dhe avokatë, të cilët ndërprenë punën në shenjë proteste.